Në qershor dhe nëntor të vitit të kaluar kemi transmetuar rastin e zonjës Shqiponja Mashi, e cila ka treguar se në vitin 2019 në Shkodër, ka qenë me vajzën me motorr dhe ka bërë një aksident. Për pasojë vajza u dëmtua dhe ndenji 3 muaj regjim shtrati. Zonja iu drejtua një procesi gjyqësor me avokat Ndue Gjalaj dhe arriti të fitojë dëmshpërblimin në masë 54 miliomë lekë të vjetra. Por Shqiponjës i kaluan vetëm 8 milionë lekë. Për pjesën tjetër avokati nuk jepte sqarime. U rikthyem me Shqiponjën e cila na tha se jo vetëm nuk kishte marrë shpërblimin por se avokati Ndue Gjelaj i bëri edhe padi për shpifje. Pas dy transmetimeve në emisionin Stop Shqiponja na thotë se avokati Ndue Gjelaj ia ka kaluar paratë vajzës së saj
- +355 67 220 8888
- [email protected]