Stop/SPAK sekuestron pasuri me vlerë 1 milion Euro ish-shefit të Forcave Operacionale…

SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë 1 milion Euro të ish-shefit të Operacionales Oltion Bistri, apo familjarëve të tij. Në një njoftim zyrtar, SPAK informon se nga hetimet e kryera dhe provat e administruara deri tani, është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim i hetuari Oltion Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 milion Euro.

Të Fundit