Një aksident ka ndodhur në fshatin Hadroj të Pukës.
Një 60 vjeçar duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan.
Pasagjer në momentin e askidentit ka qenë edhe djali i tij 24 vjecar.
Të dy të aksidentuarit janë transportuar për në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë Pukë:
Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj, dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan, automjeti me drejtues shtetasin Z. N., 60 vjeç dhe ku ishte pasagjer, djali i tij, shtetasi N. N., 24 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve.
Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkakun e aksidentit.