Dallgë deri në 2.5 metër, pezullohet lundrimi i anijeve të transportit dhe peshkarexhave në Vlorë

Përkeqësimi i kushteve të motit dhe era e fortë kanë pezulluar lundrimin detar në Vlorë.

Kapiteneria e këtij porti ka njoftuar se nuk lejohet dalja në det e trageteve drejt Brindisit në Itali ndërsa po ashtu ndalohet edhe lundrimi i anijeve të vogla dhe ato të peshkimit.

Sipas të dhënave forca detare do të arrijë deri në 7 ballë ndërsa referuar parashikimeve të meteorologëve kushtet e motit pritet të përmirësohen të shtunën.

Të Fundit