Një shpërthim ka ndodhur në ambientet e një banese në fshatin Kçiq të Mitrovicës pasditen e kësaj të shtune.
Mediat kosovare bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të lënduar 13 persona.
Sipas deklaratave paraprake nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombël gazi.
Zëdhënësi i policisë bëri me dije se të lënduarit janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore në Spitalin e Mitrovicës.
“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi”, ka thënë ai