Përfshihet nga zjarri reparti i kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës

Reparti i Kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e kësaj të shtune.

Korrenspondentja e Klan News në Shkodër, Emi Kalaja, raporton se zjarri ka rënë në dhomën e një prej mjekëve.

Nga flakët nuk ka persona të lënduar. Pacientët u zhvendosën në ambiente të tjera.

Zjarri është fikur nga ana e zjarrfikësve, të cilët po pastrojnë ambientin nga tymi me anë të ventilatorëve.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen.

Të Fundit