Fshati Kuç Buronjë i Himarës nuk ka ujë të pijshëm. Sipas banorëve, uji sigurohet në lumë. Shkak është bërë lënia në mes e investimit, edhe pse ka përfudnuar ndërtimi i depove.Me financuese Bankën Gjermane për Zhvillim, Qeverinë Shqiptare dhe Bashkimin Evropian, me autoritet kontraktor Fondin Shqiptar Të Zhvillimit, Bashkia e Himarës si përfituese, investimi për furnizimin me ujë ka kushtuar plot 1.841.303 Euro.Ujësjellësi shprehet, se ky investim është marrë në dorëzim në maj të vitit 2023 dhe në verë u përqendrua te mbarëvajtja e sezonit turistik. Ky institucion pretendon, se përsa i takon lidhjeve të reja, procesi nuk vazhdon me ritmet e duhura, sepse stafet, kanë hasur me kundërshti të banorëve konsumatorë, që duan të shmangin pagesat. Ujësjellësi thotë, se parashikon të kryejë lidhjet 100% brenda dhjetorit të 2023-it.Por në janar 2024, kjo nuk ka ndodhur. Banorët thonë, se mbushin ujë në lumë, për ta pirë e konsum të përditshëm.Gramoz Balili, administrator i Vranishtit, thotë, se janë bërë kërkesa për zgjidhjen e problemit, por asgjë nuk është bërë.
Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim, për një leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, para zgjedhjeve lokale në Sarandë. Bëhet fjalë për një leje në zonën e Turizëm Kanali i Çukës, e njohur si Nënstacioni i vjetër elektrik.Për 33 vite asnjë Kryetar Bashkie nuk dha leje ndërtimi në këtë vend, pasi ishte planifikuar për një lulishte dhe park lojrash për fëmijët. Personi, që ka marrë lejen dhe po kryen punimet ka qenë drejtor urbanistike për 8 vjet. Gentjan Koloi në bashkëpunim me një tjetër ish drejtor, Elton Dauti, kërkojnë të bëjnë edhe legalizimin e parcelës tjetër. Sipas denoncimit, personi që kryen këtë projekt në emër të të tjerëve, është Edmond Uznova.Një person tjetër emër që del në këtë aferë është Shpëtim Dauti, xhaxhai i Elton Dautit, nënkryetar i Bashkisë.Ai kërkon të legalizojë një objekt Lavazho dhe një truall, për të cilin ai është në procedim penal, për ndërtim pa leje në pronë-shtet dhe ndërtim të rrezikshëm ngjitur me shtyllën e tensionit të lartë.Gazetari i “Stop” evidentoi ndërtimin e këtij pallati 6 katësh në vendin e projektuar për kënd lojrash e lulishte. Gjatë investigimit mësuam gjithashtu, se ngjitur me këtë pallat, po legalizohet nje objekt fiktiv i ndërtuar me bukë peshku dhe i suvatuar nga jashtë vetëm për t’u dukur si ndërtim.Në fund një apel për shërimin e Klodiana Ajazit, e cila po lufton për jetën në një spital në Turqi. “Stop” u bën thirrje qytetarëve, të kontribuojnë në gofound-in e hapur për të, në mënyrë që Klodi, pasi humbi foshnjen në shtatëzani të avancuar, të mund t’ia dalë.
Një qen është filmuar në një moment të pazakontë, duke thirrur “mama”.Një i ri është filmuar i ngecur brenda një vazoje të madhe, gjatë një feste me pije alkoolike. Të gjithë mundohet ta nxjerrin shokun nga vazoja, por askush nuk e lëshon gotën nga dora.