I kërkoi divorcin, ish-partneri e masakron 200 herë me thikë 36-vjeçaren

Qyteza e Knock në Belgjikë është tronditur nga një ngjarje e rëndë, teksa një 36-vjeçare, me profesion infermiere, u gjet e vdekur dhe e mbuluar nga gjaku në shtëpinë e saj.

Sipas medieve të huaja, infermierja është goditur 200 herë me thikë. Për ngjarjen tragjike është arrestuar ish-partneri i viktimës, një 41-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Mësohet se, Veronique ishte në një lidhje me autorin prej rreth dy vitesh, megjithatë, për shkak të pabesive ajo vendosi të divorcohej prej tij.

Shtatorin e kaluar ata filluan të kishin sërish kontakte. Javën e kaluar, Veronique ishte në shtëpinë e një shoqeje kur burri vazhdoi t’i dërgonte mesazhe asaj dhe të bënte telefonata me video.

Të dielën vonë natën e kaluar, ajo u kthye në shtëpi, ndërsa ai e vizitoi duke thënë se donte të merrte kompjuterin e tij që kishte lënë atje. Fqinjët janë shqetësuar nga zhurma që kanë dëgjuar dhe disa orë më vonë kanë gjetur gruan të vdekur.

 

Të Fundit