Mbi 800 mijë italianë vizituan Shqipërinë deri në Tetor

Turistët italianë vijojnë të kenë interes për të vizituar Shqipërinë edhe në sezonin e vjeshtës dhe të dimrit.

Sipas buletinit të ministrisë së Turizmit për hyrjet e shtetasve gjatë muajit Tetor 2023, rezulton se italianët renditen të dytët pas qytetarëve nga Kosova për numrin e të huajve që kanë vizituar Shqipërinë.

Sipas këtij raporti për muajin Tetor 2023, janë rreth 700 mijë turistë të huaj prej të cilëve, 260 mijë janë nga Kosova të cilët përbëjnë 37,6% të totalit të vizitorëve të huaj, mbi 65 mijë janë vizitorë nga Italianë ose 8.5% të totalit, më pas renditen turistët që vinë nga Greqia ata nga Maqedonia e Veriut, Mali i zi, Gjermania, Turqia, Anglia dhe Polonia. Rritjen më të madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, e kanë shtetasit nga Polonia, Kina dhe Gjermania. Polakët kanë pësuar rritje me 190% në krahasim me Tetorin e 2022.

Sipas buletinit të ministrisë së Turizmit, edhe për periudhën Janar-Tetor, turistët e dytë në numër pas kosovarëve vijojnë të renditen Italianët. Në 10 muaj Shqipërinë e kanë vizituar më shumë se 800 mijë italianë, duke pësuar një rritije me 55% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Ndërsa në përqindje, rritjen më të madhe për periudhën 10-mujore e kanë vizitorët nga Kina, pasuar nga Turqia, Ukraina dhe Finlanda.

Për periudhën Janar-Tetor 2022 kanë hynë në Shqipëri rreth 3800 qytetarë nga Kina ndërsa për këtë vit janë rreth 11 mijë, duke pësuar rritje me 183%. Sa i përkët turistëve nga Kosova, edhe ata kanë ardhur në rritje me 25%, në krahasim me vitin e shkuar, pasi nga 2.9 milionë që ishin për periudhën 10-mujore të 2022, këtë vit janë mbi 3.6 milionë deri në Tetor.

Të Fundit