Fushata e re e gjigantit spanjoll të veshjeve “Zara” ka ngjallur polemika të shumta në rrjete sociale, ku miliona përdorues kanë shpërndarë pamjet, duke akuzuar kompaninë për tallje me jetët e humbura në Gaza.
Fushata, e cila promovon një koleksion të ri të xhaketave “The Jacket”, tregon skena të modeles Khristen McMenamy duke qëndruar mes rrënojave dhe kukullave të mbështjella me të bardha, që ngjajnë me trupat e mbuluar me çarçaf të badhë të viktimave.
Imazhet nga fushata tregojnë ndërtesa të shkatërruara me mbeturina të shpërndara kudo, që të kujtojnë skenat nga Gaza.
Melanie Elturk, CEO e markës së modës Haute Hijab, tha për fushatën: “Kjo është e sëmurë. Çfarë lloj imazhesh të sëmura, të çoroditura dhe sadiste shoh?’
Zara ka qenë në qendër të vëmendjes edhe më parë kur ekskluziviteti i saj izraelit priti në shtëpinë e tij ministrin ekstremist izraelit Itamar Ben Gvir.
Sipërmarrësja dhe stilistja, Samira Atash bëri thirrje për bojkot të kompanisë për shkak të fushatës.Sipas Zara-s, gama është një koleksion me edicion të kufizuar dhe shpreh pasionin për shprehjen artistike.
Megjithatë, gjigandi i modës po përballet me mijëra reagime me hashtagun #BoycottZara që ka 110,000 postime në X.