Në Shqipëri numri i personave të prekur nga HIV/AIDS është në rritje nga viti në vit. Përveç numrit të lartë të rasteve, shifrat e humbjeve të jetëve janë alarmante për një vend si Shqipëria.
Në Shqipëri ekziston dhe një problem tjetër, depistimi. Të prekurit nga HIV/AIDS mbërrijnë në konsulta në gradë të avancuar.
“Prep” është një nga medikamentet që shërben për t’u mbrojtur nga HIV/AIDS i cili mund të konsumohet përpara marrëdhënieve seksuale, mirëpo Ministria e Shëndetësisë ka afro një vit që diskuton pranimin ose jo të përdorimit të tij në Shqipëri.