Vrau fqinjin për kanalizimin e ujërave të zeza, autori: Qëllova për vetëmbrojtje, jam penduar

Autori i vrasjes së ndodhur ditën e djeshme në Laknas, Maliq Marku është shprehur i penduar për krimin e kryer. Para uniformave blu, Marku ka thënë se sipas tij, viktima Shefqet Hasa dhe i plagosuri Bekim Keça e kishin ofenduar teksa ka shtuar se në gjaknxehtësi e sipër ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj tyre për vetëmbrojtje.

Autori Maliq Marku: Ngjarja ndodhi shumë shpejt, Shefqet Hasa dhe Bekim Keça më ofenduan. Kemi pasur mosmarrëveshje për kanalizimet kërkova që të sqaroja situatën. Në gjaknxehtësi e sipër mora armën dhe qëllova ndaj tyre. Qëllova për vetëmbrojtje, jam penduar për veprimin tim.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Laknas këtë të enjte. Maliq Marku qëlloi 4 plumba mbi Shefqet Hasën, ndërsa 2 ndaj Besnik Keqes. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shkak i ngjarjes ishte bërë një kanal për ujërat e zeza. Të tre të përfshirët në këtë ngjarje jetonin në një lagje.

Disa kohë më parë banorët e rrugës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza. Asokohe Maliq Marku nuk ka paguar para ngaqë ka qenë jashtë dhe nuk i është dashur.

Pas kthimit nga Anglia, ai ka dashur të lidhte kanalizimin me banesën e tij dhe për këtë arsye ka shkuar tek ujësjellësi. Këta të fundit kanë bërë piketimin. Por dy fqinjët i janë shfaqur sot dhe i kanë thënë Markut se nuk do ta kryente kanalizimin.Në gjaknxehtësi e sipër 70-vjeçari ka vrarë Hasën dhe plagosur Keqen.

Të Fundit