Dimri ka trokitur në disa fshatra të Korçës ku dëbora e parë ka zbardhur rrugët.
Po ashtu edhe disa zona të thella të Kukësit janë zbardhur nga dëbora.
Në zonat mbi 1000 metër lartësi mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës arrin në 15 centimetra.
Në Shishtavec ka patur rënie gurësh por nuk është krijuar problematikë në qarkullimin e automjeteve.
Po ashtu dhe në Dibër ka rënë dëborë por nuk raportohet për problematika.