Ministria e Drejtësisë ka reguar pas dhunimit të vajzës 3-vjeçare në kopshtin ‘Stinët’ në Tiranë. Në reagimin e Ministrisë thuhet se vajzës dje i është kryer ekspertiza mjekoligjore, vetëm pasi rasti u bë publik në “Stop”dhe 7 ditë nga dhunimi i të miturës në ambientet e kopshtit.
Reagimi i Ministrisë së Drejtësisë:
Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopësht privat ju bëj me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023, në IML ( rreth ores 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit.
Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ju faleminderit!