Në redaksinë tonë ka dencuar një prind, i cili pretendon, se vajza e tij është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët”, në rrugën “Kushtrimi i lirisë”. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 nëntor 2023 dhe si pasojë e vogla është me këmbë të thyer. Prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00, kur dyshohet, se dhuna ndaj të miturës ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit. Ne kemi siguruar pamje filmike, që tregojnë, se edukatore Lina ushtron dhunë ndaj vajzës së vogël. Fillimisht Spitali i Traumës nuk ka bërë kallzim për këtë ngjarje skandaloze, megjithëse ishte konstatuar këmba e thyer e vajzës. Po kështu OPGJ Ergys Brahimaj, nuk i ka marrë një denoncim prindërve në momentin, kur e vogla ka shkuar me traumë në spital. Babai i vajzës na tregon, se drejtoresha e kopshtit ka biseduar me OPGJ-në atë ditë, duke i thënë, se nuk kishtë asnjë problem dhe ishte e afërmja e të miturës. Denoncimi është bërë të nesërmen nga e ëma e vajzës.
Pas denoncimit të nënës së vajzës së vogël, që u dhunua në kophstin privat “St“nët”, rasti shkon në komisaritatin numër 1 dhe hetohet nga shefi i krimeve Ylli Çako. Ky i fundi ka sekuestruar pamjet filmike të kopshtit, ku duket qarta dhuna. Por ai nuk ka vazhduar me procedurën, për arrestimin e personit apo personave, që kanë ushtruar dhunë ndaj të miturës.Një tjetër provë implikimi është mesazhi, që drejtoresha e kopshtit i dërgon babait të vajzës, duke e orientuar të takojë shef Yllin për të parë pamjet e kamerave të kopshtit. Por drejtoresha nuk e ka ditur, se në ato pamje, duket qartë dhuna, që edukatore Lina ushtron ndaj 3 vjecares. Mjeksia Ligjore është përfshirë në mbulimin e skandalit, pasi eksperti nuk ka shkuar akoma të kqyrë gjendjen e vajzës tek Trauma, duke i thënë të atit, se duhet ta conte vajzën tek ai. Eksperti Mjeko Ligjor Sabri Hoxha na shpjegon procedurën, sesi duhet vepruar. Ai thotë, se mjeku ligjor e ka detyrim të shkojë të kqyrë gjendjen e vajzës, të kontrollojë kartelat në spital në kohë rekord, për të bere edhe zbardhjen e saktë të shkakut, se nga cfarë i është thyer këmba 3 vjecares.
Dje u nda nga jeta në moshën 81 vjecare regjisori i njohur Vladimir Prifti.Një nga filmat e tij të arrirë është “Udha e shkronjave”.Kryesia e Kuvendit u shndërrua sot në arenë lufte. Mbledhjet e komisioneve ishin njoftuar të mbaheshin online, po deputetët e opozitës të penguar nga garda, u futën nga kangjellat, ose nga zyrat e katit të parë.