Një 44-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas së tij dhe më pas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.