Vritet me armë zjarri i riu shqiptar në Itali, u gjet i pajetë brenda punishtes artizanale

Një 34-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë me armë zjarri në Itali, në qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto.

Sipas mediave italiane shqiptari është identifikuar si Klaudio Myrtaj, ndërsa raportohet se ai u gjet i vrarë në një punishte artizanale me plagë arme zjarri në kokë.

Myrtaj ishte punëtor në kantieret e rrugëve, pasi kishte mbërritur në Itali rreth dy vjet më parë.

Mësohet se Policia ka nisur hetimet dhe po merr dëshmitë e disa personave, mes të cilëve edhe e dashura e shqiptarit.

Sipas mediave italiane gjatë momentit që dyshohet se është vrarë i riu shqiptar nuk janë dëgjuar të shtëna, gjë që ka sjellë dyshime se autori i vrasjes ka përdorur armë me silenciator.

 

Të Fundit