Një ministër i ri izraelit, i cili tha se hedhja e një bombe bërthamore në Gaza ishte “një nga mundësitë” në luftën e Hamasit, është shkarkuar nga kryeminstri Benjamin Netanyahu i cili tha se deklarata “nuk bazohej në realitet”.
Ministri i ri Amihai Eliyahu, i partisë së krahut të djathtë Otzma Yehudit, e bëri këtë pretendim në një intervistë me radion Kol Beramah.
Një ministër për trashëgiminë hebraike, ai nuk është pjesë e kabinetit të luftës të vendit, i krijuar pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor. Ai nuk ka asnjë ndikim mbi vendimmarrjen e qeverisë në luftë, theksoi The Times of Israel.
Megjithatë, deklarata nxitëse u denoncua menjëherë nga anëtarët e tjerë të kabinetit – dhe Eliyahu u tërhoq më vonë duke thënë se “kushdo i arsyeshëm do të kuptonte se komenti ishte metaforik”.
“Por ne patjetër duhet t’i përgjigjemi fuqishëm dhe në mënyrë disproporcionale terrorizmit”, shtoi ai.
Yoav Gallant, ministri i mbrojtjes, tha: “Është një gjë e mirë që njerëz si ky nuk janë përgjegjës për sigurinë e Izraelit”.
Udhëheqësi i opozitës izraelite bëri thirrje menjëherë për shkarkimin e Eliyahut.
Yair Lapid tha se komenti ishte një “deklaratronditëse dhe e çmendur nga një ministri i papërgjegjshëm”.