48-vjeçari Andrea Ajasllari, i kërkuar nga autoritetet e Italisë për kanosje dhe shfrytëzim për prostitiucion është arrestuar në Berat.
Policia njofton se si vijim i bashkëpunimit nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë i mundur lokalizmi dhe kapja e 48-vjeçarit, banues në Skrapar.
Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 48-vjeçarit