Stuhia “Ciaran” në Tiranë/ Rrëzohet pema në Kinostudio, Lana përmbyt zonën e ish-parkut të autobusëve

Reshjet e dendura të shiut të shkaktuara nga stuhia “Ciaran” në Tiranë ka përmbytur rrugë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në Kinostudio, një pemë është rrëzuar si pasojë e erës së fortë. Nuk ka raportime për të lënduar.

Ndërkohë, lumi Lana në unazë tek ish-parku i autobusëve ka shkaktuar përmbytje të mëdha. Qarkullimi në atë segment është mbyllur përkohësisht për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Ndërkohë, zona e “Don Boskos” është një tjetër lagje e kryeqytetit që është përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura nga stuhia.

 

 

Të Fundit