Nuk pranoi t’i japë ryshfet shefit të policisë, i sekuestrojnë armën belge të 1800-ës

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Ebp6StcqQes?si=0aCNl_lHkhjtmThD” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>

Muharrem Plepi 70 vjec, nga Remasi i Divjakës, tregon pasionin e tij për gjuetinë. Ai kujton me nostalgji, sesi nisi që në moshën 10 vjecare ky pasion. Muharremi thotë, se në moshën 20 vjecare e deri dy vite më parë, ka patur një cifte belge të vitit 1800, por që ishte jashtë funksionit. Më pas mori një çifte tjetër, për të ndjekur pasionin e tij.Pas një sherri banal me komshinjtë, të cilët pretenduan, se zagari i Muharremit, kishte hyrë në tokën e tyre, policia i sekuestroi të dyja ciftet. Muharremi thotë, se shefi i policisë Divjakë, i kishte kërkuar ryshfet, për t’i kthyer armët e gjahut, por Muharremi nuk pranoi dhe dy armët nuk iu kthyen. Gjykata e shkallës së parë konstatoi paligjshmëri në sekuestrimin e armëve të gjahut, por ato sërish nuk u kthyen, pasi policia e apeloi vendimin e shkallës së parë. Avokati Arben Llangozi argumenton, se shteti në cështje të tilla, kur shkalla e parë konstaton paligjshmëri, nuk ka pse i apelon, sepse barra i bie qytetarit. “Stop” ka mësuar, se arma gjahut e vitit 1800 nuk ndodhet në magazinat e policisë Lushnje dhe këtë e pranon në një bisedë edhe shefi i armatimeve në komisariatin Lushnje.Nga burimet tona rezulton, se arma e vjetër e gjahut, është dërguar në Repartin 100 në Mullet, edhe pse për këtë objekt akoma nuk ka një vendim të formës së prerë, se cfarë do të vendosë Apeli Administrativ Tiranë.

Të Fundit