Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli” vijon goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave ku ditën e sotme ka rënë në prangat e policisë një 24-vjeçar që kryente këtë veprimtari.

Policia bën të ditur se në afërsi të një shkolle në rrugën “Haki Stërmilli”, u kap dhe u arrestua në flagrancë i riu L. S., 24 vjeç, banues në Krujë. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë të ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i riu, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Kombinatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit