Një zonjë denoncon motrën e saj të madhe, e cila, sipas saj, bashkë me noteren Perian Bodinaku, kanë përpiluar një deklaratë dhurimi të pavlefshme, me të cilën motra mori gjysmën e shtëpisë së prindërve.Historia ka nisur në vitin 2017, kur kryefamiljari Shehu ka bërë një deklaratë për ndarjen e pjesëve takuese të shtëpisë private prej 180 m2. Të moshuarit i dhanë nga 45 m2 tre fëmijëve dhe nga 22.5 m2 mbajtën secili prej prindërve.Por në vitin 2001 me një tjetër deklaratë dhurimi, motra e madhe ka cuar nënën e saj te noterja Bodinaku, duke stisur letrat sikur nëna ia dhuron vajzës së madhe metrat e saj dhe të burrit. Noterja nuk ia ka lexuar përmbajtjen e aktit të moshuarës. Vec kësaj, në sipërfaqjen e dhuruar, noterja ka përfshire edhe pjesën e bashkëshortit.Gjithë kjo situatë ka shkaktuar krizë në familjen Shehu, e cila prej 7 muajsh nuk flet me vajzën e madhe. Ky konflikt tani është në gjykatë dhe familja në fjalë kërkon pavlefshmërinë e kontratës së dhurimit. “Stop” ka bërë përballjen e kryefamiljares, motrës së vogël të familjes dhe noteres Perian Bodinaku për akt-dhurimin, që coi në grabitje prone dhe shkatërrimin e një familjeje.
Blegërimat e deleve zëvendësuan boritë e makinave në qendër të Madridit, për një ritual që ka nisur që në vitin 1994.Ngjarja vjetore, njihet si Fiesta de la Trashumancia dhe lejon barinjtë të përdorin itineraret tradicionale të bagëtive, që u drejtoheshin kullotave jugore gjatë dimrit.Një ari është filmuar duke vjedhur e mbështjellë një kazan plehrash.
Në 12 shtator transmetuam një problemtikë të një shtetasi italian me një stomatolog shqiptar.Luka Karta ( Luca Carta) me rekomandimin e një italiani tjetër, ai erdhi në Tiranë, për të vendosur dhëmbë me metodën e implantologjisë në klinikën “Todri Dent” me mjek stomatolog David Todri. Italiani e pagoi mjekun stomatolog me 4500 euro në dorë dhe pas 1 jave qëndrimi në Tiranë, u largua. Atje vuri re, se njëri implant ra dhe nisi t’i shkruajë mjekut. Pasi u konsultua e u lidh me një mjek italian, ky i fundit konstatoi, se punimi i bërë nga David Todri, ishte jo cilësor dhe me shumë probleme.Në bisedat, me mjekun shqiptar, ky i fundit e fyeu dhe e kërcënoi, se do ta vrasë. Lukës, bërja e dhëmbëve nga e para, i ka kushtuar 12 mijë euro.Ai kërkoi paratë, që i dha mjekut shqiptar dhe dëmshpërblimin.Ne iu drejtuam Urdhrit të Stomatologut. Alban peca, sekretar i përgjithshëm në USSH, thotë, se Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë, Dega Fier-Berat ka përjashtuar dhe i ka hequr licensën stomatologut David Todri, duke i kërkuar të bëjë rikualifikim.