Një zonjë denoncon motrën e saj të madhe, e cila, sipas saj, bashkë me noteren Perian Bodinaku, kanë përpiluar një deklaratë dhurimi të pavlefshme, me të cilën motra mori gjysmën e shtëpisë së prindërve.Historia ka nisur në vitin 2017, kur kryefamiljari Shehu ka bërë një deklaratë për ndarjen e pjesëve takuese të shtëpisë private prej 180 m2. Të moshuarit i dhanë nga 45 m2 tre fëmijëve dhe nga 22.5 m2 mbajtën secili prej prindërve.Por në vitin 2001 me një tjetër deklaratë dhurimi, motra e madhe ka cuar nënën e saj te noterja Bodinaku, duke stisur letrat sikur nëna ia dhuron vajzës së madhe metrat e saj dhe të burrit. Noterja nuk ia ka lexuar përmbajtjen e aktit të moshuarës. Vec kësaj, në sipërfaqjen e dhuruar, noterja ka përfshire edhe pjesën e bashkëshortit.Gjithë kjo situatë ka shkaktuar krizë në familjen Shehu, e cila prej 7 muajsh nuk flet me vajzën e madhe. Ky konflikt tani është në gjykatë dhe familja në fjalë kërkon pavlefshmërinë e kontratës së dhurimit. “Stop” ka bërë përballjen e kryefamiljares, motrës së vogël të familjes dhe noteres Perian Bodinaku për akt-dhurimin, që coi në grabitje prone dhe shkatërrimin e një familjeje.
- +355 67 220 8888
- [email protected]