Shqiptarëve iu duhen 208 vjet e 11 muaj për të fituar 1 milion euro.
Këto të dhëna vijnë nga analistët të cilët kanë numëruar se sa vite do t’u duheshin njerëzve që jetojnë në vende të ndryshme të botës të fitojnë 1 milion euro.
Analiza tregon se nëse mbledhim të gjitha pagesat neto të marra nga një punonjës mesatar, një banor i Zvicrës do të fitojë milionin e parë të tij më shpejt: në 15 vjet e dy muaj, ndërsa në Singapor koha është 18 vjet e dy muaj, në Luksemburg është 18 vjet e gjashtë muaj, në SHBA 21 vjet e tre muaj dhe në Islandë 22 vjet e pesë muaj.
Ndërkohë Shqipëria pozicionohet ndër vendet e fundit pasi në bazë të llogaritjeve, një punonjësi i duhen më shumë se 208 vite për të fituar 1 milion euro.
Nga ana tjetër duhen më shumë se 500 vjet për të fituar të njëjtën shumë në Nigeri, 554 vjet Ugandë, 559 vjet e tetë muaj në Egjipt, 646 vjet e tetë muaj dhe Pakistan 664 vjet e gjashtë muaj