Njujorkezi Leonard Mack, i dënuar për përdhunim në vitin 1976, është shpallur i pafajshëm pas 47 vitesh falë provave të reja të ADN -së.
Testet kanë treguar se veterani i Vietnamit nuk është fajtor për sulmin seksual të bërë ndaj një vajze adoleshente në vitin 1975.
Sulmuesi i vërtetë u identifikua dhe pranoi se ishte fajtor. Historia e burrit, tani 72 vjeç , mban rekordin për dënimin më të gjatë të gabuar në historinë amerikane.
“Tani e vërteta ka dalë në dritë dhe më në fund mund të marr frymë”, këto janë fjalët e Leonard Mack , i sapo liruar nga burgu.
Provat e reja të ADN-së, të paraqitura nga organizata jofitimprurëse Innocence Project në bashkëpunim me Njësinë e Rishikimit të Dënimeve të Prokurorit të Qarkut Westchester, e anuluan dënimin e tij.
Hetimet zbuluan një profil që gjeti një përputhje pozitive në bazën e të dhënave lokale. Autori i vërtetë u identifikua dhe pranoi se kishte përdhunuar vajzën në vitin 1975.
Nisur nga provat e reja, gjyqtari i Gjykatës së Lartë e përmbysi dënimin, duke i dhënë lirinë burrit në ditëlindjen e tij të 72-të.