Sigiracioni i një kafshe shtëpiake kushton më shtrenjtë se i një shtëpie

Të mbash një qen ose një mace në Britani të Madhe të kushton më shumë se siguracioni vjetor i shtëpive.

“The Telegraph” raporton se primet vjetore të sigurimit për një mace ose qen kanë tejkaluar ato të shtëpive.

Kështu, siguracionet vjetore të shtëpive në Angli u rritën me 14% gjatë vitit të kaluar, duke pasur një çmim mesatar prej 214 Paund.

Po për të njëjtën periudhë, edhe siguracioni i jetës së qenit apo maces (duke përfshirë shërbimet veterinare) u rritën me mbi 3%. Që do të thotë, siguracioni vjetor për një mace në Britani kushton 214 Paund, ndërsa mbulimi vjetor për një qen është më shumë se kaq, duke arritur vlerën e 294 Paund. Pra, tejkalon atë të siguracionit vjetor të shtëpive.

Por pas këtyre çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut në Britani nisi rishikimin e kostos së faturave të veterinerit.

Gjashtë kompani zotërojnë më shumë se gjysmën e klinikave veterinare në Mbretërinë e Bashkuar, prej të cilave 3 me kapital privat.

Një studim në shtetin ishullor doli në konkluzionin se një familje me të ardhura mesatare shpenzon deri në 19 mijë Paund për një qen gjatë gjithë jetës së kafshës.

Të Fundit