Një aksident është raportuar pasditen e sotme në “Llaman”, ku një automjet me drejtuese një shtetase angleze ka përplasur një motomjet të drejtuar nga një shtetas austriak.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar në këmbë një 27-vjeçare franceze e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 17:45, në vendin e quajtur “Llaman”, Himarë, automjeti tip “Volksëagen” me drejtuese shtetasen angleze J. A., 44 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin austriak F. Ë., 31 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar në këmbë pasagjerja në motomjet shtetasja franceze P. V., 27 vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti”, njofton policia.