Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vazhdon vizitën e saj në Shqipëri. Këtë të martë, ajo ka zgjedhur të vizitojë qytetin e një mbi një dritareve, Beratin.
Osmani ka ndarë një foto në Facebook, duke u shprehur se si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Berati le të shërbejë si thirrje për t’i ruajtur thesaret e së kaluarës sonë, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e shpirtit të popullit tonë.
“Përshëndetje nga qyteti i një mbi një dritareve!
Berati, qyteti ku ngjizen natyrshëm trashëgimia kulturore, arti dhe arkitektura e monumenteve.
Si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, le të shërbejë si thirrje për t’i ruajtur thesaret e së kaluarës sonë, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e shpirtit të popullit tonë”, ka shkruar ajo.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=846484083502799&set=a.274428680708345&type=3&ref=embed_post
Kujtojmë që Vjosa Osmani kreu të hënën një vizitë në presidencë, ku u prit nga homologu Bajram Begaj. Ajo vizitoi Tiranën për herë të parë pas anulimit të mbledhjes mes dy qeverive dhe foli për raportet mes vendeve