Qyteti bregdetar irlandez Greystones është bërë qyteti parë në botë që u ndalon fëmijëve deri në shkollën e mesme mbajtjen e një celulari.
Projekti pilot nisi me iniciativën e prindërve të cilët vendosën që fëmijët e tyre të mos kalonin kaq shumë kohë në një ekran celulari. Më shumë se 70% e prindërve ranë dakord të mos u blinin telefona inteligjentë fëmijëve të tyre.
Alketa Ipeku, mësuese prej 23 vjetësh, tha per media se teknologjia po i çon fëmijët në dembelizëm, pasi nuk lexojnë librin por marrin informacion të gatshëm në internet, shpesh edhe të gabuar.
Ajo tregoi se me nxënësit e vet e ka zgjidhur problemin e celularëve në klasë duke u kërkuar të dorëzojnë celularët në fillim të orës së mësimit, të cilët i marrin sërish sapo të mbarojë ora.
“Unë e kam zgjidhur duke u thënë fëmijëve të dorëzojnë celularët në një cep të klasës, meqenëse nuk kanë kushte të tjera për t’i ruajtur. Se po tua mbledhësh telefonat, një telefon i tyre mund të kushtojë sa 2 apo 3 fishi i rrogës së mësuesit, kështu që ne nuk do paguajmë edhe telefonat kur nuk kemi kushtet e sigurisë”, tha mësuesja.