“Vazhdojnë të më thonë se jam shumë i vjetër. Unë thjesht jam më i mençur”.
Në Filadelfia me rastin e Ditës së Punës, festës së punëtorëve amerikanë, presidenti amerikan tha se është i gatshëm për një mandat të dytë.
“Unë do të vazhdoj ta bëj këtë punë, me ndihmën tuaj”, tha ai, duke pretenduar krijimin e miliona vendeve të punës që nga mbërritja e tij në Shtëpinë e Bardhë. “Kur ishte ai tjetri, Kina na vodhi punët, tani punët po kthehen në Shtetet e Bashkuara”, tha Biden, duke iu referuar Donald Trump.
“Amerikën nuk e ndërtoi Ëall Street, por sindikatat”, theksoi Biden.