Qeveria ka miratuar një fond për mbulimin e shpenzimeve spitalore të aktorit Genc Fuga. Qeveria ka akorduar një fond me vlerë 2 milionë Lekë të rinj.
Aktori i njohur është në gjendje të vështirë shëndetësore pasi pësoi një goditje në tru. Lajmin e dha bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani. Ajo kërkoi një kontribut për të mbledhur shumën prej 19 mijë euro që duheshin për operacionin e tij.
Thirrjes së saj i janë përgjigjur me qindra shqiptarë që kanë kontribuuar përmes platformës gofundme.