I vuri zjarrin mbeturinave, por flakët i dolën jashtë kontrolli. Arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar në Rrogozhinë është vënë në pranga nga policia. Gëzim Shima ndezi një zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat, por zjarri doli jashtë kontrollit.

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me pemë të ndryshme, kryesisht ullinj dhe binarë të trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia apelon po ashtu që banorët të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin

Të Fundit