Rama publikon fotot nga mbledhja e qeverisë: Reflektime dhe ide për reformim

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar disa foto nga takimi informal i qeverisë që po mbahet në Tepelenë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, numri një i qeverisë shkruan se mbledhja ëshë në kuadër të një faze reflektimi dhe qarkullimi të ideve, për reformet që pritet të kryen në shtator.

Mbledhja e qeverisë në Tepelenë ishte më e zgjeruar se kabineti qeverisës, pasi në të ishin të pranishëm dhe zëvendësministrat.

“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi. Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë”- shkruan Rama.

Të Fundit