Kapet duke vjedhur televizorët e hotelit, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari

46-vjeçari Jorgo Kumaraku, është arrestuar në flagrancë ndërsa po tentonte të vidhte tre televizorë dhe sende personale të turistëve në një hotel në Sarandë, në zonën e Livadhajs

3 televizorët dhe mjetet e përdorura nga autori për të kryer vjedhjen janë sekuestruar.

“Shërbimet e Policisë, gjatë patrullimit në zonat bregdetare, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë parandaluar një rast vjedhjeve në një hotel në Livadhja.

Vihet në pranga 46-vjeçari që u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në mesnatë, duke vjedhur 3 televizorë dhe sende personale të pushuesve, në hotel.

Sekuestrohen 3 televizorët dhe mjetet e përdorura nga autori për të kryer vjedhjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, gjatë patrullimit në zonat bregdetare, falë bashkëpunimit me qytetarët e zonës, kanë parandaluar një rast vjedhjeve në një hotel në Livadhja.

Falë ndërhyrjes së Policisë, është kapur në flagrancë, në mesnatë, shtetasi J. K., duke vjedhur në hotel, 3 televizorë dhe sende personale të turistëve të akomoduar në këtë hotel.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 46 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit