Shqipëria vendi më pro-amerikan
Në fjalën e tij në ceremoninë që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, në nder të ish-presidentit Bill Clinton, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, mes të tjerash tha se “Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot” dhe se vetë Clinton është “presidenti më shqiptar që ne mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë”.
“I dashur zoti president, ne në Shqipëri nuk merremi i vesh lehtë me njëri-tjetrin. E kemi të vështirë të bëhemi bashkë nëse një armik i përbashkët nuk na detyron. Por unë nuk besoj se në ndonjë vend të tjetër të botës, ju do të gjeni dot një konsensus më të madh sesa në Shqipëri, dje sot dhe gjithmonë. E them këtë me bindje dhe provë objektive. Shqipëria, jam i lumtur t’jua them i është sot e gjithë ditës frymës së metodës Clinton. Natyrisht Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot, përfshirë e krahasuar me Texas. Por ju jeni presidenti më shqiptar që ne mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë dhe me respektin më të madh për të gjithë presidentët e vendit tuaj të bekuar, vendi juaj në zemrën e kombit tonë është aty ku qëndron miku më i madh i nderit”