Pacienti me dializë dashurohet me infermerien, vdes papritur gjatë takimit të fshehtë

Marrëdhënia e një infermiereje me një pacient në Uellsin Verior të Britanisë së Madhe është bërë mediatike. Arsyeja? Sepse ishte pikërisht takimi i fundit mes tyre ai që çoi në vdekjen e papritur të pacientit.

“The Telegraph” shkruan se Penelope Williams me profesion infermiere në spitalin privat “Spire” kishte nisur një marrëdhënie romantike me pacientin e saj që prej Janarit 2021. Mësohet se pacienti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, shkonte vazhdimisht në këtë spital pasi vuante nga sëmundja kronike e veshkave dhe ishte me dializë.

Edhe pse i sëmurë rëndë, ai nuk hoqi dorë nga marrëdhënia me infermieren. Raportohet se pacienti ndërroi jetë teksa të dy po takoheshin fshehurazi në makinën e tij tek parkingu i spitalit. Mësohet se ai vdiq nga një atak i papritur i zemrës dhe infermierja ngurroi të telefononte një ambulancë.

Willimas e kishte mbajtur të fshehtë këtë lidhje nga të gjithë dhe vetëm pasi kuptoi se pacienti vdiq, ajo telefonoi duke qarë një koleg të sajin.

Ky i fundit rrëfen për “The Telegraph” se ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes dhe se kur shkoi e gjeti burrin të pajetë dhe pa pantallona. Infermierja u shoqërua për në komisariatin e policisë, ku u pyet lidhur me rastin. Fillimisht ajo rrëfeu se pacienti e kishte kontaktuar në Facebook duke i thënë se nuk ndihej mirë dhe se donte ta takonte. Më pas ajo pranoi dhe se kishte pasur marrëdhënie seksuale të rregullta me të prej më shumë se një viti. Ajo është pushuar nga puna për shkeljen e një prej parimeve themelore të profesionit, pasi u angazhua në një marëdhënie intime me pacientin.

Të Fundit