Ndodhemi në Boric të vogël, në Malësi të Madhe në shtëpinë e qytetarit Shan Pelini, të cilit pas 5 vitesh, i ndërpritet kempi. Shan Pelini tregon, se në vitin 2015, ka pësuar një aksident në punë dhe ka humbur njërën këmbë, dorën dhe njërin sy. Ai del në pension të parakohshëm dhe gjithashtu merr kempin, ndërsa gruaja e tij kujdestarinë. Në vitin 2022, pagesa e kempit ndërpritet. Qytetari shprehet, se nuk e kupton arsyen, pasi ai nuk mund të kujdeset për veten në atë gjendje. Ne u interesuam në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit social, ku na thuhet, se KMCAP i Nivelit të Parë të Para-Tetraplegjisë dhe Neurologjisë dhe KMCAP-i Epror për diagnozën “Amputacion” e kanë gjykuar jo përfitues të Statusit të Para-Tetraplegjisë. Statusi i Para-Tetraplegjisë përfitohet kur diagnoza është “Paraplegji/Tetraplegji”, ku paraplegjia nënkupton paralizë të anësive të poshtme, tetraplegjia nënkupton paralizë të dy anësive (të poshtme dhe të sipërme).
- +355 67 220 8888
- [email protected]