STOP-EMISIONI 206(Sezoni 8) 16 Qershor 2023-Je kujtuar vone”, motra inskenon vjedhje dhe i shet motres shtepine.

Myzafer Qejvani nga Vlora,një emigrant prej 23 vitesh në SHBA, denoncon në “Stop”, sesi motra e gruas i ka grabitur shtëpinë.Kunata përdori një vjedhje të inskenuar për të larguar fëmijët nga shtëpia, pasi e motra dhe bashkëshorti i saj ishin në SHBA me azil politik.”Stop” konfirmon përmes komshinjve, se e kujt ka qenë kjo shtëpi 600 m2 dhe një objekt rreth 80 m2.Më pas Myzaferi takon baxhanakun Fino Ngucaj, i cili pranon, se shtëpia është e Myzaferit, por i thotë, se është kujtuar vonë.Pas takimit me baxhanakun, Myzaferi shkon tek shtëpia e tij pas 23 vitesh dhe gjen një zonjë, e cila i thotë, se e njeh dhe i tregon, se shtëpinë e ka blerë nga baxhanaku i tij, Dino Ngucaj.

Një video e një qytetari tregon,sesi një trajler me karburant ka bllokuar korsinë e shpejtësisë në autostradën Tiranë-Durrës.Në Krujë vazhdojnë të digjen gomat e makinave, duke shkaktuar një re të zezë tymi në ajër.Plehrat në lagjen Clirimi në Vlorë janë bërë mal. E njejta situatë e plehrave edhe në Mamurras.Në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ka shpërthyer një pusetë, që po shndërrohet në shatërvan.Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Jemi në Elbasan, pasi qytetarja Argjiro Dimo ankohet, se në gjendjen civile, numri i pallatit të saj, që është 41/6, rezulton 40, kur ndërkohë numri 40 mund të jetë i një pallati tjetër. Ajo thotë, se në certifikatën e pronësisë numri është 41/6, por nuk i jepet shpjegim, se pse ndodh kjo. Argjiroja thotë, se është e moshuar dhe do ta ketë informacionin për pallatin, të saktë.Ne iu drejtuam zyrës së gjendjes civile dhe na u tha, se adresari i ri ka saktësuar të gjitha adresat, por ka një problem me adresarin, që përdor kadastra, i cili është i vjetri.

Të Fundit