Zëdhënësi i MEK ka raportuar se si pasojë e kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Shtetit në qendrën e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, ka mbetur i vrarë një banor i Ashrafit.
Sipas zëdhëbësit të MEK kanë mbetur të plagosur dhe 36 persona të tjerë. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar apo konfirmim nga policia shqiptare.
“Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë.
Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në Shqipëri.
Sot është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”, njofton zyrtari i MEK.
Situata mbetet e paqartë dhe nuk dihen ende çfarë po ndodh me saktësi brenda kampit të muxhahedimnëve në Manzë të Durrësit.
Gazetarja e Euronews Albania Kloida Gjuzi tha se sipas dëshmive të banorëve, brenda kampit ishte bërë rezistencë ndaj kontrolleve të policisë për mos dorëzimin e serverave.
Raportohet se 36 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimet neutralizuese sipas policisë.
Ndërkohë policia mohon lajmin se ka mbetur i vdekur një person gjatë aksionit.