Studentët e Mjekësisë protestë: Jemi kundër punësimit me detyrim

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë po zhvillojnë protestë pasi kundërshtojnë draftin për të lidhur kontratë pune në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Në një deklaratë të përbashkët, studentët shprehen kundër punësimit me detyrim.

Ata thonë se janë të lirë të bëjnë zgjedhjen e tyre pas studimeve brenda apo jashtë vendit për të vazhduar karrierën e tyre dhe kërkojnë që të mos ju imponohet me detyrim punësimi.

 

Studentja: Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë na kanë paraqitur planin për të ndaluar ikjen e mjekëve. Në fillim kjo ide u paraqit si një draft, por vetëm pas reagimit tonë masiv, kjo gjë që u përgënjeshtrua dhe na u tha që është në nivel propozimi. Jemi kundër kësaj ideje, për fenomenin e largimit. Detyrimi për të punuar në vend nuk është zgjidhja e duhur. Detyrimi në një formë apo një tjetër i mjekëve bie ndesh me parimet demokratike. Një vend si Shqipëria nuk mund të veprojë në një formë të tillë.

E pakuptimtë që shkollimi i studentit i kushton shtetit 5 mijë Euro, nuk mund të pretendohet që shkollimi vlen kaq shtrenjtë në vend. Ndjehemi të tradhtuar që ky vendim po konkretizohet në Qershor kur studentët kanë sezonin e provimeve. Nuk duam ta pranojmë këtë ide as tani dhe as gjatë sezonit të pushimeve. Nuk duam që në Shtator të gjendemi para firmosjes së kontratës. Para se të fajësoni mjekët, ktheni gishtin nga vetja dhe “çfarë duhet të bëjmë për t’i mbajtur”. Duam përmirësime konkrete. Nuk duam fjalë dhe gënjeshtra. Përmirësoni kushtet dhe studentët rrinë. Mjeku nuk duhet të jetë kurrsesi i detyruar.

Të Fundit