Disa herë emisioni “Stop” ka trajtuar problematika, që lidhen me Agjensitë e Punësimit, të cilat pasi u marrin paratë qytetarëve, pa u ofruar shërbimin e premtuar. E tillë është edhe “Viza Travel Agjensi” me administrator, Hamëz Bytyqi.Anselmo Karaj, tregon, se në vitin 2019 pa një njoftim në facebook në këtë agjensi, që atëherë quhej “Punësohu. Eu”. Agjensia ndodhej në Kosovë, pastaj u mbyll atje dhe operon në Shqipëri, Rinas dhe Durrës. Fillimisht Anselmo pagoi 200 euro, pastaj 500 euro të tjera për punësim të rregullt në Gjermani.Ndërsa priste takimin në ambasadë, agjensia vetëm i shtynte afatet. Por kanë kaluar 3 vjet, dhe agjensia nuk ka siguruar as dërgimin e qytetarit në Gjermani dhe as i kthen paratë.Ne folëm me administratorin Hamëz Bytyqi, i cili pasi u njoh me problematikën, premtoi t’i kthente qytetarit paratë në llogari brenda pak ditësh. Ne kontaktojmë me qytetarin dhe këmbëngulim deri në kalimin e shumës së premtuar.
Një e re është futur të bëjë banjo në Fontana di Trevi në Itali. Karabinierët kanë hyrë ta nxjerrin dhe vajza agresive ka goditur me shkelm një police, duke e shtrirë në tokë. Skena është filmuar nga dhjetëra turistë, që ndodheshin aty për ritualin e hedhjes së monedhës.Një vajzë në restorant i ka bërë presion dikujt në telefon, duke u hequr si gazetare e emisionit “Stop”.
Disa ditë më parë transmetuam rastin e 18 vjecares Ilda Rryçko në Kombinat, nënë e një foshnjeje 5 muajsh. Ajo tregoi, se ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe jetonte te prindërit e saj. Por Ilda nuk ka të ardhura për të mbajtur beben e saj të sëmurë. “Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” e ndihmuan 18 vjecaren me ushqime, veshmbathje dhe pampers. Ndërsa qytetari Gëzim Beka i dhuroi 100 euro.Pas transmetimit, të tjera kontribute kanë ardhur për të renë.Xhesika Morina nga Franca, ka dhuruar 100 euro. Agim Qosja nga Alaska në Amerikë do sjellë për të 200 dollarë cdo muaj deri në fund të vitit. Fatjon Zhllima me djemtë e Londrës, i sjell Ildës 100 euro cdo muaj pension për 1 ose 2 vite. Imrete Abazi nga Gjermania i jep 250 euro dhe po ashtu e kanë ndihmuar edhe motrat muslimane në Pogradec.Një tjetër rast na con në Shkozë.Zade Dedaj jeton e vetme me vajzën e saj, e cila është invalide, që kur ka qenë e vogël. Ajo shprehet, se kempi nuk i del për ilace. Emisioni Stop dhe Fundjavë ndryshe e kanë ndihmuar atë me pako ushqimore.