Humbën rrugën në malin e Dukatit, shpëtohen 2 turistë britanikë

Policia e Orikumit i ka ardhur në ndihmë 2 turistëve anglezë që Kishin humbur rrugën në një terren tejet të vështirë malor të fshatit Dukat, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se 2 turistë anglezë, gjatë eksplorimit të zonës, kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë.

Falë kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e 2 turistëve anglezë, në vendin e quajtur “Maja e Qorres”, në fshatin Dukat. Turistët po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Të Fundit