Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 13 persona, policë e kryepleq, që janë nën hetim për kultivim bimësh narkotike që prej vitit 2020.
Nga hetimet e zhvilluara rezulton se personat nën hetim, pjesë e dy grupeve kriminale janë përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike me qëllim hedhjen më pas në treg të saj, duke filluar nga viti 2020 e në vijim. Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në Njësinë Administrative Cudhi të Bashkisë Krujë, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.
Deri tani janë ekzekutuar 8 masa sigurie.