Familjarët denoncuan në “Stop” U arrestua për vjedhjen e një tapeti, Jani Rustemi ndërron jetë në QSUT

Ka ndërruar jetë në QSUT 27-vjeçari, Jani Rustemi, i cili ka qenë në koma pasi u arrestua nga forcat e Komisariatit Nr.2.

Sipas informacioneve paraprake, Rustemi ka pësuar arrest kardiak dhe është ndarë nga jeta rreth orës 16:00 të ditës së sotme.

I riu u arrestua më 12 Prill 2023 për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete. Por 5 ditë më vonë, më 17 Prill, Jani Rustemi u dërgua në Urgjencën e QSUT në gjendje të rëndë.

E ëma e të riut, Pranvera Rustemi denoncoi ne “Stop”rastin, duke thënë se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion. Ajo tha se djali nuk vuan nga asnjë sëmundje.

Të Fundit