Rama: Shqipëria në vend të parë në Evropë sa i përket rritjes turistike

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në facebook të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit në lidhje me flukset turistike gjatë 3 mujorit të fundit.

Rama në postimin e tj thekson se Shqipëria renditet si vendi i parë në Evropë sa i takon rritjes së numrit të turistëve, krahasuar me periudhën pandemisë.

Në këtë listë Shqipëria renditet gjithashtu e tretë në botë pas Qatarit që zhvilloi kKupën e Botës dhe Arabisë Saudite.

“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakore të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në VEND TË PARË në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, shkruan Rama.

Të Fundit