Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka ftuar prokurorët e SPAK në “Ryerson House”.
Në një postim në “Twitter”, ambasadorja Kim shpreh respektin për prokurorët e SPAK për të cilët thotë se përballen me korrupsionin dhe krimin e organizuar në 3 vitet e fundit në Shqipëri.
Kim shkruan se SPAK po jep rezultate gjithë e më shumë që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin dhe se SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi.
“Ishte një nder të ftoja prokurorët e SPAK në “Ryerson House”. Ne shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë 3 viteve të fundit. Tani është koha për të intensifikuar ato përpjekje dhe për t’i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit.
SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush – sado i pasur apo i fuqishëm qoftë – nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi, duke përfshirë SPAK-un, sepse duam një aleat të fortë, të sigurt dhe të begatë, dhe sepse besojmë ashtu si shqiptarët se Shqipëria i përket BE-së.”