Thyerja e Shkodrës, Spiropali entuziaste: Fushatë që tejkaloi çdo mundësi

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në Shkodër, Elisa Spiropali, prezantoi nga selia rozë fituesit e PS-së për bashkitë në qarkun e Shkodrës.

Në krah të Benet Becit, Kristian Shkreli të Vaut të Dejës dhe Tonin Marinaj të Malësisë së Madhe, Spiropali u ndal kryesisht te fitorja historike në Shkodër. Në fjalën e saj ajo tha se ky nuk është fundi i betejës për Shkodrën, por fillimi i mbajtjes së premtimeve për këtë zonë.

“Ky nuk është fundi, ky është vetëm fillimi i mbajtjes së premtimeve që ne kemi bërë për bashkinë e jashtëzakonshme dhe për zonën e mahnitshme të Shkodrës”, tha ajo.

Gjithahshtu Spiropali shtoi: “Ne i kemi takuar pothuajse të gjitha komunitete dhe i jemi shumë mirënjohës për të gjithë aktivistet e PS, por edhe ata që na janë bashkuar nga forca të tjera politike për të vazhduar përpara në të gjithë qarkun Shkodër. Në Shkodër është bërë një fushatë që tejkalon çdo mundësi, me përulësi dhe një qasje të re për bashkinë e Shkodrës. Shkodra është ngritur dhe do të ngrihet në një nivel të ri zhvillimi turistik dhe ekonomik dhe falënderojmë çdo votues pavarësisht se për kë ka votuar”.

Të Fundit