Benet Beci kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës deri në këto momente kryeson me 29,234 vota ose 60.28% kundrejt kandidatit të koaliconit “Bashkë Fitojmë” për Shkodrën, Bardh Spahia i cili ka marrë 19,265 vota ose 39.72%.
Kandidati i PS-së, Beci është shfaqur në KZAZ-në Numër 2 në Shkodër ku dhe ka falenderuar komisionerët.
Duke mos preferuar që të zgjatet në deklarata, kandidati i PS-së, Beci premton se Shkodra, nën drejtimin e tij do të bëhet një qendër e rajonit.
Benet Beci: E jashtëzakonshme për Shkodrën. Atë që kemi thënë, do t’i fillojmë shumë shpejt. Do ta bëjmë Shkodrën qendër të rajonit për të cilin do të jemi krenarë. Kështu që faleminderit të gjithëve, shumë mirënjohje, fillojeni këtë proces me qetësi.
Deri më tani janë numëruar 212 qendra votimi nga 247 qendra votimi që ka në total Bashkia e Shkodrës.