“U mor zvarrë nga karrigia”, dëshmitari rrëfen dhunimin nga 3 persona të komisionerit të opozitës në Fushë-Krujë

Një nga dëshmitarët në momentit e dhunimit të komisionerit të opozitës në qendrën e votimit 1302/ 1 në qytetin e Fushë-Krujës, ka treguar se Ilir Hyka është marrë zvarrë nga karrigia nga 3 persona.

Personat e paidentifikuar hynë në qendrën e votimit dhe dhunuar komisionerin e opozitës

“Është marrë zvarrë nga karrigia nga tre persona, që s’kanë lidhje me qendrën e votimit. Janë njoftuar organet kompetente. Njëri nga dhunuesit është identifikuar, pritet reagimi i policisë”, tha një qytetar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:10, Komisioni i Qendrës së Votimit 1302-1, KZAZ Nr. 20, Fushë Krujë, me vendimin numër 1, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi në këtë qendër votimi një shtetas (votues) ishte konfliktuar me një anëtar të Komisionit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pasi kanë marrë njoftim, kanë shkuar në Qendrën e Votimit 1302-1, ku ka rezultuar se shtetasi E. K., i cili kishte shkuar për të votuar në këtë Qendër, kishte debatuar me një anëtar të Komisionit të Qendrës së Votimit, shtetasin I. H., dhe më pas e kishte goditur atë me grusht, për radhën e votimit.

Shtetasi E. K. është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas normalizimit të situatës, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.

Të Fundit